
Shfaqja “ZULLULANDIA” Mbi motivet e Faik Konicës te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
“ZULLULANDIA” Mbi motivet e Faik Konicës.
❗Premierë: Më 🗓️ 21 Maj / Ora 20:00 ❗
Një produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental
“Kujtim Spahivogli”. Me mbështetjen e @meki.gov.al
ℹ️ Si dhe më datat 22, 23, 24, 25, 31 Maj, 1 Qershor / Ora 20:00
📍 Salla 150, arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Për rezervime në: ☎️ 0695717746
Orari i biletarisë: 🎫 E martë – E Diel
🕔 10:00 -13:00 dhe 17:00 – 20:00
• Regjia dhe dramatizimi: Endri Çela
Me aktorët:
Sokola Angjeli, Neritan Liçaj, Adriana Tolka,
Brendi Bega, Katerina Fili, Anxhelo Dauti.
Skenograf: Beqo Nanaj
Kostumografe: Sofi Kara
Koreografe: Semela Skënderasi
Kompozitor: Petrit Jakupi
Dramatizuar dhe përshtatur nga Endri ÇELA “Zullulandia” ka për subjekt një ngjarje krejt të veçantë, e dhënë në plan satirik. Ngjarjet dhe personazhet flasin për Afrikën, por duket qartë që, për nga problemet dhe shqetësimet që trajton, ka për paralelizëm Shqipërinë. Pjesa flet për zullutë, për një popull të prapambetur të Afrikës dhe të shtypur nga kolonizatorët e huaj, që, për të fituar lirinë, dërgojnë përfaqësuesin e tyre, ambasadorin Denizullu-Serpen në Paris. Mirëpo, injoranca e këtij i bën kancelarët e Parisit dhe të Londrës që të tallen me të. Kur ky kthehet në atdhe, populli i paditur dhe fodull e pret me nderime. Mirëpo mes kësaj injorance, ekziston edhe një i ditur, Plugu, cili është i vetmi që e ka kuptuar talljen dhe u tregon realitetin; se të huajt po tallen me popullin zullu. Ai u këshillon që të mos presin më prej të huajve, por të bëhen vetë të zotët e vetes. Mirëpo, këto fjalë jo vetëm që nuk kuptohen nga turma, por shkaktojnë edhe revoltë. Ata e fyejnë, e kërcënojnë dhe janë gati ta ndëshkojnë. Atëherë Plugu kupton se fajin e paska patur vet, se nuk plugohet dot një shkëmb. Prandaj braktis atdheun, duke marrë rrugën e mërgimit.
