Shfaqje baleti “Antikiteti modern” te Teatri i Operas dhe Baletit
Antikja dhe modernia nuk kanë qenë kurrë kaq pranë njëra-tjetrës sa në shfaqjen e baletit, 🩰që vjen si PREMIERË në muajin kushtuar dashurisë! 💖
💒 Do të çelim kështu sezonin artistik të baletit, me koreografët profesionistë të TKOB-së, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, të cilët do t’ju rrëmbejnë për në botën e “Pulcinella-ës”, të 🎼kompozitorit Igor Stravinsky, i cili revolucionarizoi mendimin dhe ndjeshmërinë muzikore në shekullin e XX. 🎶 Mahnitshëm do të përcillet kjo vijë melodike edhe nga solistët lirik, Xhieldo Hyseni, Suada Gjergji dhe Matias Xheli.
📜Gjithashtu, do të ktheheni pas në kohën e antikitetit, nën mjeshtërinë e 🎻Orkestrës së Harqeve të TKOB-së, drejtuar nga maestro 🪄Marc Moncusi, i cili vjen posaçërisht nga Spanja për të luajtur Suiten numër 3️⃣ të aries së mrekullueshme të Respighi-t “Antiche danze et arie”.
Shfaqja “Antikiteti modern” do të vihen në skenë përgjatë mbrëmjes së 4️⃣ dhe 5️⃣ shkurtit, në TEATRIN E PËRJETIMEVE