Shfaqje e dramës “JERMA” te Teatri i Kukullave

🎭 NJË PREMIERË ABSOLUTE PËR TË RINJ, ME TË RINJ TË TALENTUAR 🎭

✨ Për herë të parë, Teatri i Kukullave realizon një projekt të dedikuar për publikun e rritur, me protagonistë të rinj të talentuar që aspirojnë artin skenik.

Ky projekt vjen në kuadër të Fondit të Krijimtarisë, alokuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, dhe synon krijimin e hapësirave dhe mundësive të përshfaqjes së talenteve të rinj.

🎭 “JERMA” – Dramë nga Federico García Lorca

“Një tragjedi me një temë të vetme: gruan”. Rreth Jermës ndërtohet një botë personazhesh që zhvillohen përballë shtypjes, paragjykimeve dhe nënshtrimit ndaj një mentaliteti provincial e maskilist.

Gjatë gjithë rrugëtimit dramatik, Jerma lufton në mënyrë të dëshpëruar me të vërtetën e saj, një të vërtetë që bëhet gjithnjë e më konfliktuale dhe që ajo nuk e braktis derisa të kërkojë përmbushjen e saj.

Zgjidhja përfundimtare?
Mbetet ta zbuloni ju!

🎬 REGJISOR: GJERGJ MENA

👥 Interpretojnë:
Noha Çuli
Albi Lama
Doerd Laçi
Fjorela Alimema
Edanja Petrela
Kejsi Shehu
Sabina Hoxha

🎧 Fonia & Ndriçimi: Julian Llukani
🔧 Teknik Skene: Gildian Dashi
🎭 Punëtor Skene: Bernard Rakipi

📍 Teatri i Kukullave

🗓 Datat & Orari i shfaqjeve:
• 4, 5 korrik 2026
• Ora 20:00

🎟 Çmimi i biletës: 300 lekë

🎟 Shitja e biletave nis prej datës 24 qershor, deri ditët e shfaqjeve.

🕰 ORARI:
• E mërkurë, e enjte: 09:00 – 13:00
• E premte: 09:00 – 13:00 dhe 15:00 – 19:00
• Ditët e shfaqjes: 19:00 – 19:30

Ju mirëpresim në këtë premierë të veçantë, që sjell në skenë një nga veprat më të fuqishme të dramaturgjisë botërore, përmes energjisë dhe talentit të brezit të ri të artistëve.

Date

04/07/2026
Kategorite

Location

"Teatri i Kukullave" Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.