Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Shfaqje e filmit “A Cup of Coffee and New Shoes On” nga Gentian Koçi te COD

Në kuadër të ciklit të takimeve “Zgjohem” COD ju fton në një bisedë të hapur me regjisorin dhe skenaristin Gentian Koçi, një nga zërat më të veçantë të kinemasë bashkëkohore shqiptare.

I vlerësuar në festivale ndërkombëtare dhe i njohur për stilin e tij minimalist dhe introspektiv, Koçi sjell në vëmendje përmes veprave të tij tema të thella njerëzore dhe ekzistenciale, duke krijuar një gjuhë filmike të qetë, por sugjestive.

Gjatë këtij takimi, diskutimi do të fokusohet në filmin A Cup of Coffee and New Shoes On, një film mbi përballjen me të panjohurën, pasigurinë dhe kalimin e kohës, ku përmes historisë së dy personazheve që përjetojnë një ndryshim të pashmangshëm, filmi ngre pyetje mbi frikën, pranimin dhe kërkimin e kuptimit në jetën e përditshme.

Date

29/04/2026

Location

COD Kryeministri

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.