“SHKODRA – MËSO ARKITEKTURËN DUKE LUAJTUR!” te Museu “Marubi” Shkoder
Më 31.01 në orën 10:00 në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Pedonalen e Shkodrës do të luajnë fëmijët e Shkodrës me lojën edukative ArchiGames – “Mëso Arkitekturën duke Luajtur” për të qenë Arkitekti i Shkodrës.
SHKODRA – MËSO ARKITEKTURËN DUKE LUAJTUR!
Për realizimin e kësaj loje falenderojmë në mënyrë të veçantë mbështetësin financiar.
Projekti i realizimit të lojës edukative për njohjen e arkitekturës dhe vlerave të trashëgimisë kulturore për qytetin e Shkodrës nisi në muajn shtator të këtij viti duke realizuar punën kërkimore në terren me ndihmën e profesionistëve.