Si mund t’i çojmë vlerat e artit shqiptar përtej kufijve dhe t’i japim zë në diasporë, duke ndërtuar njëkohësisht një komunitet të qëndrueshëm artdashësish në Shqipëri dhe më gjerë?
Në këtë bisedë do të jemi me @gjyljanabakalli, themeluese e @almanart.al , një platformë e dedikuar promovimit të artit dhe organizimit të eventeve kulturore.
Së bashku do të ndalemi te:
– Mënyrat se si arti shqiptar mund të udhëtojë dhe të gjejë jehonë në diasporë
– Rëndësia e ndërtimit të komuniteteve të vërteta artdashëse
– Sfidat dhe realitetet e sektorit kulturor dhe kreativ në Shqipëri
Mbrëmja do të kulmoj me “Albania Trivia Night”, një përvojë interaktive e dedikuar artit, kulturës dhe historisë shqiptare, e organizuar nga “Almanart” në bashkëpunim me “Illyrian Brains”.
📅 29 Prill 2026
🕖 Ora 19:00
📍 Coolab
Regjistrohu në link në BIO.
Sillni miqtë tuaj dhe vini në provë njohuritë tuaja mbi Shqipërinë, në një mbrëmje ku kultura bëhet lojë, dialog dhe përvojë.
