
Stand-up Comedy “50… pa pak” nga Edi Oga në Vlorë
“50… pa pak!” është një shfaqje e zhanrit stand-up comedy, e shkruar dhe e interpretuar në skenë nga Eduard Oga, skenarist dhe moderator i njohur. Temat e trajtuara janë ato të jetës së përditshme, kryesisht problematikat e moshave të mesme, shëndeti, jeta martesore, raportet me fëmijët, etj. Kjo shfaqje i drejtohet një audience të rritur, me target kryesor personat e moshës së mesme.
Shfaqja është dhënë me shumë sukses në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Lezhë.
Ajo është vlerësuar nga publiku për humorin fin dhe mospraninë absolute të banalitetit.
Shfaqja në qytetin e Vlorës do të jetë në një ditë të vetme,👇
🗓️ 3 Maj 2025
🕖19:00
📍Teati “Petro Marko”Vlorë
Për të mos u humbur!
