
Stina koncertore 2025 – Koncert nga Orkestra e Harqeve
Universiteti i Arteve, Fakulteti i Muzikës ka kenaqësine tju ftojë të Enjten datë 22 Maj ora 19:00 ne Sallën e Madhe të UART në Koncertin e Orkestrës së Harqeve nën drejtimin e Prof. Arben Llozi. Ky koncert i Stinës Koncertore 2025 do te sjelli në skenë studentët solistë Hepi Kajca piano, Arlind Omaj klarinete dhe Ilia Evro viole, studentët dirigjentë Fabiol Aliaj, Erio Daja e Fabio Rocchi. Të ftuar në këtë mbrëmje muzikore janë dhe Profesorët Astrit Selita violoncel dhe Arben Basha kontabass. Mos e humbisni!!!
