Sufizmi në Tingull: Një Mbrëmje Dëgjimi dhe Reflektimi Tek Bunkeri

Sufizmi në Tingull: Një Mbrëmje Dëgjimi dhe Reflektimi

📍 Tek Bunkeri
📅 17 qershor (e martë), ora 19:00

Në një atmosferë intime dhe përsiatëse, ju ftojmë në një pasdite të veçantë kulturore mbi trashëgiminë muzikore të Tasawuf-it. Në qendër të këtij aktiviteti do të jetë dëgjimi i një incizimi të rrallë dhe autentik i ritualeve sufiste, regjistruar në Damask, Siri, gjatë viteve 1970, dhe tashmë pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s. Aktiviteti zhvillohet si bashkëpunim mes Tek Bunkeri dhe Instituti Konak.


PROGRAMI I EVENTIT

🗣️ Hyrje dhe Moderim – Ervin Qafmolla
Prezantim i përgjithshëm i pllakës së gramafonit, prejardhjes së saj dhe kontekstit më të gjerë kulturor të serisë muzikore “Musical Atlas” nga UNESCO.

🕊️ Kontekst dhe Komentim – Hoxhë Saimir Ismaili, Drejtor i Trashëgimisë – Instituti Konak
Shpjegime teologjike dhe historike mbi praktikat muzikore sufiste që do të dëgjohen, me fokus në thellësinë shpirtërore dhe estetike të tyre.

🎧 Dëgjim i Përzgjedhur – Nga pllaka origjinale (ana A & B)
Përzgjedhje e kujdesshme nga ana A dhe më pas nga ana B e pllakës, ndërthurur me komentime nga Hoxhë Ismaili mbi pjesët e dëgjuara.

🎶 Interpretim Live

Muzikanti Elinor Butka – Interpretim në Ney (fyell)

❓ Pyetje-Përgjigje dhe Bisedë e Hapur
Një hapësirë për dialog të hapur me publikun mbi përjetimet, pyetjet dhe reflektimet rreth pjesëve ritualistike-muzikore të dëgjuara, si edhe më tej mbi praktikat dhe domethëniet.


Atmosfera 🌿
Eventi zhvillohet në oborrin e gjelbëruar të Tek Bunkeri, duke krijuar një hapësirë të ngrohtë dhe medituese për t’u zhytur në botën shpirtërore të Tasawwuf-it përmes tingullit dhe fjalës.

Date

17/06/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

"Tek Bunkeri", Tirana
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart