Takim me fituesit e çmimeve shkencore “Libri studimor, tregu lexuesi”
📚Takim me fituesit e çmimeve shkencore për veprat më të mira të vitit 2022 nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë
-Takimi më 02 shkurt 2023, ora 10.30 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit
#AShSh
#MinistriaeKulturës
#QKLL
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) organizon më 2 shkurt 2023, në orën 10.30, një takim me fituesit e çmimeve shkencore për veprat më të mira të 2022-shit nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
Takimi me temën “Libri studimor, tregu lexuesi” do të mbahet me pjesëmarrjen e fituesve të çmimeve shkencore:
-akad. Anastas Angjeli dhe akad.asoc. Adrian Civici, fitues të çmimit “Eqrem Çabej” për veprën “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit”.
-prof.dr. Gjovalin Gruda, fitues i çmimit “Petrit Radovicka” për veprën “Relievi strukturor i Shqipërisë”.
-prof.asoc.dr. Teuta Toska, fituese e çmimit “Aleks Buda”për veprën “Parashqevi Qirjazi dhe viti i saj 1919”.