
Takim me Koço Qendro në Korçë
📌 Qendra për Hapje dhe Dialog #COD organizon takimin e radhës të ciklit “Personazhe në Fokus”, në kuadër të Ditës Botërore të Teatrit me të ftuar aktorin e mbi 120 premierave, Koço Qendro.
🗣 Koço Qendro u angazhua që në moshë të re në sektorin e kulturës të qytetit të Korçës, duke hedhur themelet e estradës profesioniste të qytetit. Me mbi 120 premiera në skeçe, monologje e parodi, është vlerësuar me çmime si “Aktori më i mirë” dhe në vitin 2022 dekorohet nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Ju ftojmë që të na bashkoheni në një bashkëbisedim sa historik ashtu edhe kronologjik të karrierës së tij personale, por edhe të Teatrit të Korçës.
Ju mirëpresim!
🗓 27 mars 2024 | ora 18:00
📍 Salla e Konferencave – Biblioteka e Qytetit
