Takim “Mendimi kritik në epokën e inteligjencës artificiale”

Mendimi kritik në epokën e inteligjencës artificiale

Ju ftojmë në një bashkëbisedim me P. Johnny C. Go, S.J., bashkautor i librit Learning by Refraction, për mendimin kritik dhe sfidat që inteligjenca artificiale sjell në mënyrën si mësojmë dhe ndërtojmë dijen.

Johnny C. Go është prift jezuit dhe dekan themelues i Gokongwei Brothers School of Education and Learning Design, pranë Universitetit Ateneo de Manila në Filipine. Ka përfunduar studimet e doktoraturës në edukim në UCL Institute of Education në Londër dhe në National Institute of Education të Nanyang Technological University në Singapor. Ka drejtuar Xavier School gjatë viteve 2001–2013 dhe ka themeluar institutin SALT të Ateneo de Manila, kushtuar shkencës dhe artit të të nxënit dhe mësimdhënies.

Një takim që dëshiron të reflektojë mbi marrëdhënien mes teknologjisë, edukimit dhe lirisë së mendimit.

9 nëntor 2026 · Ora 18:30
Libraria Atë Zef Valentini

Ju mirëpresim!

Date

09/11/2026
Kategorite

Location

Libraria “Atë Zef Valentini”, Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.