Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Takim për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare te “COD Kryeministri”

#PersonazheNëFokus 📚

📌 Qendra për Hapje dhe Dialog #COD në kuadër të 21 shkurtit, 🔤 Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, do të zhvillojë takimin “Personazhe në Fokus”, ku i ftuar do të jetë akademiku emeritus, gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj i njohur për kontributin e tij në lëmin e gjuhësisë. Gjuha shqipe është tipar themelor i kombit, prandaj duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, ta shkruajmë e ta flasim sa më thjeshtë e sa më bukur.

📖 Akademiku Shkurtaj, veprimtarinë e tij nuk e ndal as sot e kësaj dite sidomos sa i takon: dialektologjisë, sociolinguistikës dhe kulturës së gjuhës, por edhe filologjia arbëreshe e gjuha e letërsisë artistike është në vëmendjen e tij. Autor kryesor i shumë studimeve në fushën e sociolinguistikës shqiptare, si dhe ka botuar shumë kumtesa, studime dhe disa libra për gjuhën e letërsisë artistike duke i kushtuar një kujdes të veçantë poetëve të sotëm arbëreshë.

Date

21/02/2024
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

COD Kryeministri

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.