
Takim“Artizani i Dritës – Gjurmë në kohë përmes lentes së Esat Hafizit” në Durrës
Qendra Muzeore Durrës, në bashkëpunim me Casa Museo dhe me mbështetjen e Bashkisë Durrës, ju fton të merrni pjesë në eventin:
“Artizani i Dritës – Gjurmë në kohë përmes lentes së Esat Hafizit”.
📍Ky aktivitet do të zhvillohet në Galerinë e katit përdhes të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, më 26 mars 2025, ora 18:00.
📍Eventi përfshin një ekspozitë me fotografi, video dhe instalacion, si dhe prezantimin e arkivit të çmuar të mjeshtrit durrsak të fotografisë, Esat Hafizi.
🌹Bashkohuni me ne në këtë ngjarje që nxjerr në pah vlerat e historisë dhe trashëgimisë kulturore qytetare të Durrësit!
