
Teatri “Çfarë pa kryeshërbëtorja” në Tiranë
KOMEDIA 🎭”ÇFARË PA KRYESHËRBËTORJA”🎭
PREMIERA E TEATRIT “SKAMPA” më 17-20 qershor 2025
⏰️ 20:00
📍”Teatri Kombëtar”
Një punonjës hoteli i përfshirë në intrigat skizofrenike të një psikiatri, me një
sekretare të zhveshur e të fshehur pas perdes së krevatit, zonjë elegante e mbytur në alkool dhe përqafime të paligjshme, profesor i psikiatrisë me fantazi surreale që prish rrjedhën e ngjarjeve dhe polici që hyn në hapësirën e tyre… Dhe e gjithë kjo në një mjegull të krijuar nga puroja e Çurçillit… Orton sjell pasionet, pritshmëritë romantike, fotot rozë, epshet e nxehta, rastet e shpërdorimit të pushtetit, thurjen e marrëdhënieve të çuditshme dhe komplekse të gjashtë njerëzve në një hiperrealitet, të botës tjetër, e butë, por thellësisht prekëse dhe e vërtetë.
