Teatri “Grua për shpi” në Tiranë

GRUA PËR SHPI” – TAKIMI PËRMBYLLËS NË TIRANË!

Shfaqja teatrore “Grua për Shpi” vijon rrugëtimin e saj dhe këtë herë do të prezantohet në Tiranë, në dy mbrëmje kushtuar artit, reflektimit dhe ndërgjegjësimit shoqëror.

Përmes humorit, ironisë dhe satirës, kjo shfaqje trajton çështje me rëndësi të veçantë për shoqërinë tonë, si stereotipet gjinore, pabarazia, roli i gruas në shoqëri dhe dhuna me bazë gjinore.

Një histori që na bën të mendojmë dhe mbi të gjitha, të reflektojmë mbi realitetin që na rrethon.

📅 25–26 Nëntor 2026
🕖 Ora 19:00
📍 Salla “Black Box”, Universiteti i Arteve, Tiranë
🎟️ Hyrja falas!

Shfaqja organizohet nga UNFPA Albania, në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave “Zëri i të Rinjve” (YVNO), në kuadër të projektit “Reduktimi i dhunës me bazë gjinore dhe praktikave të dëmshme përmes Qeverisjes së Përgjegjshme Gjinore”, financuar nga Qeveria e Italisë dhe zbatuar nga UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare.

🧡 Turi i shfaqjes “Grua për Shpi” përmbyll rrugëtimin e tij në Tiranë!

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtyre dy mbrëmjeve, sepse arti nuk është vetëm për t’u parë, por edhe për të sjellë ndryshim!

Date

25/11/2026
Kategorite

Location

Salla "Black Box", Universiteti i Arteve, Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.