Teatri i Kukullave te Liceu Artistik “Jordan Misja”

Këtë fundjavë në sallën “Tonin Harapi” në Liceun artistik “Jordan Misja” do të ndiqni:
Shfaqja “Djali Miliarder”😍
E keni menduar ndonjëherë si do të ishte nëse do të kishit 1 miliard sterlina? Njihuni me Xho Pataten, djaloshi që ka gjithçka, përveç shokëve. Ai i kërkon babait të tij që të transferohet në një shkollë publike ku askush nuk e njeh dhe do mund ta mbajë sekret faktin që është një miliarder. Aty ai njihet me Bobin, shokun e tij të ri dhe aventurat fillojnë për të dy.
A do mundet Xho ta mbajë sekretin deri ne fund? A do të ketë ai më në fund një shok të vërtetë? A janë paratë gjëja më e rëndësishme?
Ejani ti zbulojmë bashkë të gjitha këto në një spektakël të vërtetë plot surpriza.
Shfaqja “Djali Miliarder”😍
28 Janar , E Shtunë, Ora 10 : 30, 11 : 30⏲
29 Janar , E Diel, Ora 10 : 30, 11 : 30 ⏲
Ju njoftojmë se biletat mund të tërhiqen vetëm pranë Liceut artistik “Jordan Misja” çdo të shtunë dhe të diel nga ora 09:00-12:00. Nr. Cel 0694466699

Date

28 - 29/01/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

Liceu Artistik Jordan Misja

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.