Teatri “Inkuizitori i madh” te Teatri “Metropol” Tiranë

“INKUIZITORI I MADH” – shkëputur nga Vellezërit Karamazov

Rezervo biletën për në magjinë e Dostojevskit: 0686453461, Dt 28,29,30 Gusht, 20:00

“Spanjë. 1489. Inkuizicioni ka marrë përmasa dramatike. Krishti rikthehet në Tokë në mes të një prej masakrave më të mëdha të faktuara. Shteti e arreston, e burgos. Shteti është vetë Kisha.”

“Nevoja për zgjidhje e një konflikti familjar midis djalit dhe babait shndërrohet në parantezë ogurzezë atëvrasjeje. Ky konflikt e shtyn vëllain e mesëm (Ivan Karamazov) drejt një debati filozofik me Aleksei Karamazov, vëllain e vogël të familjes. Udhëkryqi i Ivanit, argumentet e tij mbi konfliktet familjare e më tej botërore, dhuna e pashembullt dhe dhimbja e mbarë botës, e kanë çuar Ivanin në një lëngatë spirituale dhe konfuzion. Pikërisht kjo gjendje jermi shtyn në gjetjen e besimit. Ivani mohon botën e Zotit, por jo Zotin. Purifikimi dhe pastrimi nëpërmjet dhimbjes për Ivanin është një biletë me kosto shumë të lartë edhe kur destinacioni është Parajsa, sidomos kur kostot janë jetë fëmijësh. Në humbëtirën psiqike dhe prej faktit që nuk motivon dot absurditetin e një bote ku njeriu është më mizor se shtaza, ai kërkon këndvështrimin e murgut mbi botën. Aleksei i predikon shpëtimin në Krisht, faljen dhe mëshirën. Pikërisht mbi këtë figurë qendrore ngrihet vepra “Inkuizitori i Madh”, e shkruar nga vetë Ivan Karamazovi. Një vepër që lexohet prej Alekseit dhe mban të gozhduar publikun”.

Date

28/08/2026

Location

Teatri i Metropolit

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.