Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

“Teatri Legjislativ” në Lushnje

Të nderuar qytetarë të Lushnjes, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në një dëgjesë publike të një natyre të veçantë, që vjen si bashkëpunim mes organizatës Tek Bunkeri në Tiranë dhe Bashkisë Lushnje.

Teatri Legjislativ zhvillohet në kuadër të projektit “Art për Demokraci” dhe do të organizohet si një forum për të ngritur propozime nga vetë banorët mbi Planin Buxhetor për vitin 2025. Aktiviteti do të ketë si aktorë kryesorë vetë publikun, të cilët, nën drejtimin e regjisores sonë Anila Balla dhe aktorëve Ermela Ruri dhe Alba Shtembari, do të përfshihen në një sërë diskutimesh dhe ushtrimesh ndërvepruese për të arritur në propozime me vlerë dhe dobi për banorët e zonës mbi shumë çështje që ndikojnë në përditshmërinë tuaj!

Ditën e mërkurë, më 30 tetor, ora 12:00, ju mirëpresim në Bibliotekën e qytetit, me pjesëmarrës edhe nga institucionet lokale, për të dëgjuar më shumë nga ju.

Date

30/10/2024
Aktivitete të Përfunduara

Location

Biblioteka, Lushnje

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.