Teatri për fëmijë “Bon Boni në mbretërinë e ëmbëlsirave” te Teatri i Kukullave

Zonjusha dhe Zotërusha!
🎉 Këtë fundjavë, përgatituni për të hyrë sërish në një botë magjike plot ëmbëlsi, fantazi dhe muzikë shqiptare! ✨🍰

🎭 “Bon Boni në Mbretërinë e Ëmbëlsirave” 🧁🍬 një udhëtim teatror fantastik ku imagjinata është biletë hyrëse, dhe çdo hap është i shoqëruar nga muzikë, vallëzim dhe personazhe që do t’ju lënë pa fjalë! 💫

👗 Kostume mbresëlënëse
🎂 Skenografi unike
💃 Koreografi argëtuese
🎶 Dhe mbi të gjitha… muzika qytetare shqiptare që sjell në skenë bukurinë e repertorit të dy ikonave të pavdekshme: Tefta Tashko Koço dhe Marie Kraja.

📖 Ndiqni motrën dhe vëllain, Bon dhe Boni, teksa nisen drejt Mbretërisë së Ëmbëlsirave – një botë ku çdo gjë është prej çokollate, karamelesh dhe dashurie! 🍫🍡 Takimet e tyre me Mele-Karamelen, Zonjushën Cup Cake dhe shumë personazhe të tjera do të ndezin fantazinë e çdo fëmije! 🧁✨

🎙 Autor & Regjisor: Anderson Gurra
🎼 Muzika: Sokol Marsi
🎭 Skenografia: Mariglest Memajdini
🧵 Kukullat & Kostumet: Valentina Gurra
💃 Koreografia: Sindi Kullakshi
🎤 Këngët: Adela Bezhani

👥 Me pjesëmarrjen e:
Esmeralda Kame, Florian Kokona, Jorida Meta, Elidon Alika, Albana Koçaj, Erdit Asllanaj, Ermonela Alikaj
🎧 Fonia & ndriçimi: Julian Llukani
🔧 Teknik: Gildian Dashi
🎨 Piktor Ekzekutues: Renato Aliçkolli

📍 Mosha e sugjeruar: 3+
🗓 Datat: 24 dhe 25 Maj
⏰ Ora: 10:30 dhe 11:30
📍 Vendndodhja: Teatri i Kukullave

🎟 Biletat mund t’i siguroni në recepsionin e teatrit:
🕘 E mërkurë & e enjte: 09:00 – 13:00
🕔 E premte: 15:00 – 19:00
📆 Ditët e shfaqjes: 09:00 – 10:00

🔴 Kujdes! Dyert mbyllen 10 minuta para fillimit të shfaqjes. Ejani në kohë për të mos humbur asnjë çast të magjisë!

🍬 MOS MUNGONI në festën më të madhe të ëmbëlsirave!
✨ Fantazia ju pret në skenë!

Date

25/05/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:30

Location

"Teatri i Kukullave" Tiranë

Kategorite

Organizer

"Teatri i Kukullave", Tiranë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart