Teatri per femije “Gjirafat s’vallezojne dot” te Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Tirane

Gjirafat S’vallëzojne Dot •

– Shfaqje për Femijë…

• Regjia dhe Koreografia: Semela Skënderasi
• Performues: Valentina Myteveli, Mariel Brahimllari, Erta Sina, Semela Skënderasi
• Kostume: Sofi Kara
• Videoanimacion: Redina Qose

🦒“Gjirafat s’vallëzojnë dot”🦒
Bazuar në librin për fëmijë me të njëjtin titull, me autor Giles Andreae, është një shfaqje dansi argëtuese dhe edukative për fëmijë, e cila me anë të gjuhës së trupit tregon se gjithësecili prej nesh është i ndryshëm, por unik në të njëjtën kohë.
“Gjirafat s’vallëzojnë dot” ka në qëndër Geraldin, një gjirafë që nuk dinte të kërcente. Geraldi ka katër këmbë të majta, gjunjët i mban gjithmonë përkulur dhe këmbët i ka të ngurta.
Falë ndihmës së Gjinkallës, Geraldi mëson të vallëzojë dhe habit të gjitha kafshët e xhunglës.
Ai jep një mesazh tek fëmijët e vegjël se nuk ka asgjë të keqe të jesh i ndryshëm dhe t’i bësh gjërat në mënyrën tënde. Secili prej nesh ka një talent që e bën unik, por duhet një shtysë nga familja ose shoqëria për të arritur tek gjërat e guximshme.

📍Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

ℹ️ Orari i biletaris : Martë – Diel
🕘 09:00 – 13:00 | 🕔 17:00-20:00

👇 Rezervo…
☎️ Tel : 069 57 177 46
📨 Ose na shkruani në faqen tonë (Inbox)

🎫 Çmimi i biletës: 1️⃣0️⃣0️⃣ Lekë

Date

28 - 30/09/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.