Teatri për fëmijë “Ma jep dorën, pranoje botën time” te “Teatri i Kukullave”

📍ACA (Albanian Community Assist) me mbështetjen e MEKI (Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit), në bashkëpunim me Teatrin e Kukullave 🎭 prezanton:

“Ma jep dorën 👐, pranoje botën 🌎 time”, një shfaqje 💫 e jashtëzakonshme që ka për protagonistë fëmijët 👧🏻👦🏻 me aftësi të kufizuar, që do të shpalosin talentet e tyre në këngë 🎙️, kërcim 💃, instrument 🎸dhe aktrim 🎭.

Për herë të parë ata do të sjellin në skenë përrallën “Hansel & Gretel”, me kukulla të riciklueshme përgatitur mjeshtërisht nga Shegushe Bebeti, ideatorja dhe producentja e këtij projekti.

Pas një pune disamujore, shfaqja do të ngjitet në skenën e Teatrit të Kukullave me një mesazh dhe vokacion të fortë: Diversiteti duhet njohur, pranuar dhe mbështetur!

🗓️ 29 prill
⏰ 18:00
🎭 Teatri i Kukullave

TË GJITHA TË ARDHURAT QË DO TË GRUMBULLOHEN NGA SHITJA E BILETAVE, DO TË SHKOJNË PËR TALENTET INTEPRETUES TË SHFAQJES.

🎟️ Për rezervime:
0672343018
0674074783

Mos mungoni!
Ata do ju befasojnë!

Date

29/04/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Location

"Teatri i Kukullave" Tiranë

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart