Teatri për fëmijë “Po kjo vija?” te Teatri Kombëtar Eksperimental

PO KJO VIJA?
🌟 PREMIERA: 27, 29 NËNTOR
🕥 Ora: 10:30
Sa e vështirë është të kalosh një vijë? Dhe kush vendos se në cilën anë duhet të qëndrosh
Një lojë, dy personazhe dhe një vijë që kthehet në kufi… Por a mund ta kapërcejmë atë?
Përmes humorit, teatrit fizik dhe lojës, “Po kjo vija?” i fton fëmijët të shohin përtej kufijve që krijojmë mes njëri-tjetrit. Një shfaqje që na mëson se nuk kemi nevojë të jemi njësoj për të ndarë të njëjtën hapësirë, të luajmë dhe të krijojmë së bashku.
Sepse të gjithë kemi vend në të njëjtën lojë!
📞 Rezervime: 069 571 7746
🎫 Biletaria: E martë – E diel
10:00–13:00 | 17:00–20:00
Ideja & Regjia: Endri Çela
Skenografia: Inesa Përfundi
Kostumografia: Ansi Shtambari
Interpretojnë: Sofi Kotepano & Elvi Qorri
📍 Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Ejani të zbulojmë së bashku: Po kjo vija?

Date

27/11/2026
Kategorite

Location

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.