Teatri “Shtëpia” te Teatri “Petro Marko” Vlorë
PREMIERË E RE NË TEATRIN “PETRO MARKO” VLORË!
📅 30, 31 tetor dhe 1 nëntor
🕖 Ora 19:00
📍 Teatri “Petro Marko” – Vlorë
🏠 “SHTËPIA” – aty ku muret ruajnë kujtime, marrëdhëniet vihen në provë dhe e vërteta troket në çdo derë!
Teatri “Petro Marko” ju fton të bëheni pjesë e një përjetimi të ri skenik me komedinë “SHTËPIA”, një vepër e ndërtuar mbi motivet e komedisë “Vëllazëri e interes” të Kristo Floqit, me tekst, përshtatje dhe regji nga Naser Shatrolli.
Një histori që sjell në skenë marrëdhëniet njerëzore, interesat, përplasjet dhe kontradiktat që fshihen pas dyerve të një shtëpie. Një hapësirë ku e përditshmja bëhet teatër dhe ku publiku ftohet të reflektojë, të qeshë e të zbulojë veten mes personazheve.
✨ Në skenë, një kastë aktorësh që i japin jetë kësaj historie:
🎭 Bujar Asqeriu
🎭 Vefi Redhi
🎭 Roland Minga
🎭 Ermir Hoxhaj
🎭 Loris Sinanaj
🎭 Artan Islami
🎭 Igli Fusha
🎬 Asistent regjisor: Livion Aliaj
📅 30, 31 tetor dhe 1 nëntor
🕖 Ora 19:00
📍 Teatri “Petro Marko” – Vlorë
🎟️ Tri mbrëmje, një skenë dhe një histori që meriton të përjetohet nga afër!
Mos e humbisni premierën e re! Ejani në teatër, sepse disa histori nuk mjafton t’i dëgjosh… duhet t’i përjetosh!
📍Biletat pranë biletarisë së Teatrit ora 9-12 dhe 17-19 çdo ditë.
📞Për prenotime tel. 0692065340 .
❤️ Ju mirëpresim në Teatrin “Petro Marko” Vlorë!