Teatri “Zonja e bujtinës” në Vlorë

“E ZONJA E BUJTINËS” Në Teatrin “Petro Marko” Vlorë,
👉 në datat 1️⃣6️⃣ – 1️⃣7️⃣ Tetor
⏰️ 1️⃣9️⃣:0️⃣0️⃣
📍 Teatri “Petro Marko”, Vlorë.
📲 Rezervoni biletën tuaj: 0694897362.

Në këtë udhëtim plot të vërteta, Mirandolina vezulluese e Artemisa Kusit nuk ecën vetëm. Rrëfimi i saj merr substancë dhe puls të gjallë nëpërmjet takimit me partnerët e saj të çmuar. Notat plot dritë të Igli Fushës dhe orkestrimet plot finesë të Mateo Dervishajt dhe Irdon Methasanit e japin ritmin muzikor të rivalitetit, ndërsa prekjet delikate dhe të ajrosura të ofruara bujarisht si mikesha nga Anila Muçaj dhe Enisa Hysa,së bashku me mbikëqyrjen e kujdesëshme të Fjodor Xhydollarit, përbëjnë kanavacën e rrëfimit. Universi atmosferik plotësohet nga skenografia moderne – evokuese e vetë regjisorit Kiço Londo, kostumet plot substancë dhe finesë të Ersa Kanës, e së bashku me ta, dy muzikantët karizmatikë, Stelina Sulejmani dhe Shpëtim Terolli, që luajnë dhe këndojnë live në skenë, e shndërrojnë bujtinën në një festë të gjallë. Mollzat super të ndjeshme të asistent regjizores Megi Bregasi i japin kuptim përqafimit të hapur të shfaqjes.

Date

16/10/2026
Kategorite

Location

Teatri Petro Marko Vlorë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.