THIRRJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE 2026 nga CIRKU KOMBËTAR

THIRRJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE 2026

Cirku Kombëtar, institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, shpall hapjen e thirrjes për projekte të reja artistike që do të pasurojnë repertorin e tij për sezonin Shtator – Dhjetor 2026.

Ftohen regjisorë, koreografë, autorë, skenografë, kompozitorë dhe krijues të fushave të ndryshme artistike të paraqesin projektet e tyre për realizimin e shfaqjeve me tematikë:

🇦🇱 Patriotike – të frymëzuara nga historia, heronjtë, gjuha shqipe, folklori dhe vlerat kombëtare.

❄️ Dimërore dhe festive – që sjellin magjinë e festave, atmosferën e dimrit, dritat, dhuratat dhe botën e përrallave.

Projektet duhet të paraqesin një koncept të plotë artistik, duke përfshirë sinopsin, konceptin regjizurial ose koreografik, skenografinë, kostumografinë, muzikën, ndriçimin, efektet speciale, preventivin dhe afatin e realizimit. Prioritet do të kenë krijimet autentike, me qasje bashkëkohore, sociale, edukative dhe folklorike, të përshtatshme për numrat artistikë të Cirkut Kombëtar.

Kjo nismë synon të nxisë krijimtarinë e re shqiptare, të aktivizojë artistët e rinj dhe profesionistët e fushës, si dhe të krijojë shfaqje cilësore që mund të prezantohen në mjedise të ndryshme dhe për publik të gjerë.

📅 Aplikimet pranohen nga data 03.06.2026 deri më 30.06.2026. 🏆 Projektet fituese do të shpallen më 06.07.2026.

Bëhuni pjesë e zhvillimit të repertorit të ri të Cirkut Kombëtar dhe sillni në skenë ide që frymëzojnë, edukojnë dhe emocionojnë publikun. 🎭✨🎪

Date

03 - 30/06/2026
Në zhvillim

Location

"Cirku Kombëtar" Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.