Thirrje publike për projekte artistike të bazuara në vepra të William Shakespeare

THIRRJE PUBLIKE PËR PROJEKTE ARTISTIKE TË BAZUARA NË VEPRA TË WILLIAM SHAKESPEARE
Teatri Kombëtar shpall thirrjen publike për projekte artistike të bazuara në veprat e William Shakespeare. Ftojmë të gjithë krijuesit, regjisorët dhe artistët të paraqesin propozimet e tyre.
I. Kriteret për aplikim:
Të gjithë aplikantët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
• Formularin e Aplikimit për Projekte Artistike (gjendet në njoftimin e thirrjes përkatëse në faqen www.teatrikombetar.gov.al)
• Curriculum Vitae (CV) – Një përmbledhje profesionale të karrierës dhe përvojës artistike.
• Sinopsis i shfaqjes – Një përmbledhje e qartë e veprës së Shakespeare që mendoni të realizoni.
• Platforma e regjisorit – Përmbledhje e detajuar mbi konceptin regjisorial për projektin, duke përfshirë përfytyrimin artistik për kostumet dhe skenografinë. Në përmbajtje të platformës duhet të përfshihet vizioni dhe ideja juaj për veprën, qëllimi i vënies në skenë dhe rëndësia për audiencën (publikun).
*E RËNDËSISHME: Mungesa e një prej dokumentave më sipër përbën shkak për skualifikim e projektit artistik.
II. Afati i aplikimeve do të jetë nga data 17 Mars deri më datën 11 Prill 2025, ora 13:00.
• Pas plotësimit të dokumentacionit të kërkuar, aplikimet duhet të dorëzohen fizikisht pranë Zyrës së Protokollit të Teatrit Kombëtar, në adresën Rr. “Sami Frashëri”, Qendra ArTurbina, Kati II, Tiranë, dhe elektronikisht në adresën zyrtare e-mail: info@http://xn--teatrikombtar-dib.gov.al/
INFORMACION MBI PROCESIN E PËRZGJEDHJES
Përzgjedhja e projekteve artistike do të kalojë në dy faza:
• Faza e parë – Vlerësimi i propozimit të projektit artistik: Në këtë fazë, Teatri Kombëtar do të shqyrtojë propozimet në bazë të konceptit dhe vizionit artistik.
• Faza e dytë – Vlerësimi i aspektit financiar dhe llogaritja e fondit limit: Pas miratimit të propozimeve artistike në fazën I, projektet do të rishikohen dhe do të vlerësohen duke përllogaritur kostot dhe fondin limit.

Date

17/03/2025 - 11/04/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

08:00 - 13:00

Location

Teatri Kombëtar
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart