
Thirrja e hapur për kompozitorë nga Shqipëria dhe Kosova nga Albania Guitar Festival
🎼 CALL FOR WORKS – Albanian Composers for Classical Guitar
📣 Albania Guitar Festival shpall thirrjen e hapur për kompozitorë nga Shqipëria dhe Kosova për të dorëzuar vepra origjinale për kitarë klasike solo.
🎶 Në kuadër të edicionit të 10-të jubilar të festivalit, ne synojmë të promovojmë krijimtarinë shqiptare dhe të pasurojmë repertorin bashkëkohor për këtë instrument me identitet dhe frymë autentike shqiptare🇦🇱.
✍️ Kërkesa për kompozime:
• Vepra për kitarë klasike solo
• Forma të ndryshme muzikore
• Tematikë shqiptare – motive folklorike, frymëzim historik apo kulturor, etj.
• Mund të dorëzohen kompozime origjinale ose aranzhime qe nuk kane te drejta te autori, me kohëzgjatje 5–10 minuta.
🏆 Përzgjedhja e veprave:
Veprat do të vlerësohen nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga kitaristë profesionistë dhe veprat e përzgjedhura do të publikohen dhe promovohen gjatë aktivitetit zyrtare të Albania Guitar Festival 2026.
📩 Si të aplikoni:
• Dorëzo veprën në format PDF dhe audio MIDI
• Dergojeni në: albaniaguitarfestival@gmail.com
• Afati i fundit: 21 Korrik 2025
ℹ️ Për informacione të mëtejshme dhe kriteret e plota të aplikimit, kontaktoni në emailin zyrtar.
🎸🇦🇱 Le të ndërtojmë së bashku një repertor bashkëkohor me frymë shqiptare!
#AlbaniaGuitarFestival #CallForWorks #KompozitoreShqiptare #KitarëKlasike #RepertorShqiptar #MuzikëBashkëkohore #DitaEMuzikës
