
Thrift Fest te “Streha Community Coffee” Tiranë
Këtë të dielë, Streha mbush 1 vjeç. Për ne nuk është thjesht një përvjetor, por forcimi i një premtimi që Streha të japë dashuri, hapësirë për të gjithë dhe ngrohtësi.
Ju ftojmë këtë të dielë të na bashkoheni në një “all day thrift market”, ku disa nga artistët dhe krijuesit më të veçantë dhe më të talentuar të Tiranës do të sjellin ngjyrat e tyre.
Një ditë nën diell, me pije të mira, hot-dog të përgatitur me dashuri, muzikë të mirë nga Nica2cia dhe shumë shije njerëzish të rinj për t’u njohur e për t’u lidhur me zemër.
Ky ka qenë dhe mbetet qëllimi i Strehës:
Një hapësirë ku të gjithë mund të ndihen si në shtëpi!
Ju presim! ❤️
