Traditë, shije dhe takim mes brezash në Manëz, Durrës
TRADITË, SHIJE DHE TAKIM BREZASH 🌾
Bashkia Durrës ju fton të bëheni pjesë e një mbrëmjeje të veçantë në Manëz, ku tradita, shijet e zonës dhe komuniteti bashkohen në një atmosferë të ngrohtë e festive.
Ju presin produkte vendase, gatime tradicionale, artizanat, muzikë dhe aktivitete artistike, duke sjellë në vëmendje vlerat, punën dhe mikpritjen e banorëve të zonës.
Një mbrëmje për të promovuar prodhuesit lokalë, për të ruajtur traditat tona dhe për t’ua përcjellë ato brezave.
🗓️ 21 gusht
📍 Manëz – Sheshi tek Xhamia
⏰ Ora 19:00