
Trajnim “Dixhitalizimi i siteve të trashëgimisë kulturore” te “Zeta Comtemporary Art Center” Tirane
Zbuloni të kaluarën përmes fuqisë transformuese të tureve dixhitale. Përmes projektit “Dixhitalizimi i siteve të trashëgimisë kulturore” Qendra “Gjenerata e re” synon të fuqizojë pjesmarrësit me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të krijuar ture dixhitale të vëndeve historike. Kjo iniciative gjithëpërfshirëse për ngritjen e kapaciteteve gërsheton aspektet teknike me aspektet e ruajtjes së trashëgimisë duke nxitur vlerësimin për pasurinë tonë kulturore dhe promovimin e tyre.
Ngritja e kapaciteteve në datë 22 & 25 Shtator: Nëpërmjet trajnimit dhe udhëzimeve nga ekspertë, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësitë e tyre për të krijuar ture dixhitale tërheqëse, edukative dhe emocionale. Dixhitalizimi i një siti të Trashegimisë Kulturore do të shërbejë si rast studimi dhe praktikë për përcjelljen e njohurive teknike të dixhitalizimit dhe nxitjen e turizmit kulturor.
Ekspozita në datë 25 Shtator: Pas sesionit të dytë të trajnimit, projekti do të kulmojë me eventin prezantues të turit dixhital para publikut, duke nxitur më tej vlerësimin për trashëgiminë kulturore.
Regjistrohu këtu: https://shorturl.at/ehkV1
