
Trajnim “Shkrimi i Projekt Propozimeve – Ngritje të kapaciteteve dhe udhëzime praktike” te Ministria e Kultures
@ministriakultures në bashkëfinancim me Agjencinë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës, organizon një sesion trajnimi të posaçëm për artistë, profesionistë të kulturës dhe të medias në Shqipëri.
📅 Data: 09 Nëntor 2023
🕒 Ora: 09:30 – 13:30
🏢 Vendndodhja: Salla ‘Tefta Tashko Koço’, Ministria e Kulturës së Shqipërisë
Sesioni trajnues me temë “Shkrimi i Projekt Propozimeve – Ngritje të kapaciteteve dhe udhëzime praktike” do të ndihmojë të përmirësohet njohuria dhe aftësia në shkrimin e projekt propozimeve për Programin Evropa Kreative 2021-2027. Ky është një rast i shkëlqyer për të krijuar mundësi të reja në fushën e artit dhe kulturës.
📎Këtu janë disa nga temat që do të trajtohen:
✔️ Rreth Programit Creative Europe
✔️Objektivat, deadlinet dhe të dhëna të përgjithshme të tre ‘strand’-eve
✔️ Gjetja e idesë dhe hartimi i aktiviteteve
✔️Buxheti dhe shpenzimet e lejueshme
Kjo është një mundësi unike për të zhvilluar aftësitë tuaja dhe për të ndarë kreativitetin tuaj në nivel kombëtar dhe evropian.
🌟Merrni pjesë dhe përmirësoni projektin tuaj kulturor apo artistik. 🎭🎨
