Trajnimi mbi Interpretimin e Trashëgimisë dhe Storytelling te MuZEH Lab, Durrës

Trajnimi mbi Interpretimin e Trashëgimisë dhe Storytelling VAZHDON! 🏛️

Pas një sesioni të parë frymëzues, Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab po vijon me dy ditët e ardhshme të trajnimit më 5-6 Prill!

Ky trajnim synon të pajisë pjesëmarrësit me aftësi të reja për interpretimin e trashëgimisë, storytelling dhe metodat krijuese për ta sjellë historinë më pranë komunitetit dhe vizitorëve.

🔹 Kush mund të aplikojë?
✅ Profesionistë dhe praktikues kulturorë lokalë
✅ Freelancer-ë dhe entuziastë të trashëgimisë
✅ Studentë të interesuar për kulturën dhe interpretimin
✅ Individë që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në këtë fushë
✅ Artistë dhe artizanë të lidhur me trashëgiminë kulturore
✅ Operatorë të sektorit të turizmit dhe guidat turistike
✅ Specialistë të institucioneve publike në fushën e kulturës dhe turizmit

📅 Datat: 5-6 Prill 2025
📍 Vendndodhja: MuZEH Lab, Durrës

📌 Çfarë do të mësojmë në këto dy ditë?
🎙️ Teknika të avancuara të storytelling për të bërë historitë më tërheqëse dhe interaktive
🚶‍♂️ Praktika mbi krijimin e ecjeve tematike dhe guidave interpretuese
📜 Metoda për ta përdorur storytelling si një mjet edukativ dhe kulturor

📢 Regjistrohu në linkun deri më 31 Mars 2025! https://hy3adnka.forms.app/training-application-form

Ky trajnim është pjesë e projektit “Epidamn Heritage: Bridging the Past and Present”, i zbatuar nga Durrësi Aktiv në bashkëpunim me MuZEH Lab, në kuadër të programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

MuZEH Lab European Union in Albania EU4Culture Albania Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

#DurrësiAktiv #HeritageTraining #Storytelling #CulturalPreservation #CommunityEngagement #EU4Culture #DurrësHeritage See less

Date

06/04/2025
Aktivitete të Përfunduara

Çmimi

Me regjistrim

Location

"MuzehLab" Durres
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart