“Trashëgimia jonë në art” në Durrës
🇦🇱 “Trashëgimia Jonë në Art” 🇦🇱🎶
Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës ju fton të bëheni pjesë e një aktiviteti të veçantë kushtuar vlerave të trashëgimisë sonë kulturore.
✨ Një koncert artistik me këngë dhe valle tradicionale nga Ansambli i QKF Durrës, si dhe një ekspozitë pikture me punime të nxënësve, të frymëzuara nga bukuria e veshjeve tradicionale shqiptare.
📅 Data: 27 Korrik 2026
🕙 Ora: 10:00
📍 Vendi: QKF Durrës
🎟️ Hyrja e lirë
Ejani të festojmë së bashku artin, traditën dhe identitetin tonë kombëtar, duke mbështetur talentin dhe krijimtarinë e fëmijëve.
Le ta ruajmë traditën, ta jetojmë artin, ta trashëgojmë me krenari! ❤️🖤