
“Tregime Fshati” në Zogaj, Shkodër
📍 Zogaj, Shkodër
🗓️ 13–14 Qershor 2025
Zogaj po bëhet gati të mirëpresë “Tregime Fshati” – një fundjavë e veçantë që sjell turizmin në zemër të komunitetit. Në këto dy ditë, fshati do të hapë dyert për vizitorë, operatorë turistikë dhe media, për të ndarë me ta historinë, shijet dhe traditat që e bëjnë Zogajn kaq unik.
Nga shëtitjet me kajak dhe varka në liqenin e Shkodrës, tek vizitat në oborret dhe shtëpitë e artizanëve, degustimi i produkteve vendase, tregu i luleve dhe artizanatit, peshkimi me banorët, punëtoritë për fëmijë, me performancë nga @odahaliti dhe duke përfunduar mbrëmjen me kinemanë verore nga @hbs_tirana – Zogaj do të jetojë një fundjavë që nuk harrohet lehtë.
Ejani të jemi bashkë në këtë rrëfim të ri për fshatin turistik Zogaj – ku mikpritja është mënyrë jetese.
