Tryezë shkencore për 100 vjetorin e lindjes së Kasem Trebeshinës
📌Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju ftojë në Tryezën Shkencore dhe Ekspozitën Tematike, të organizuara në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Kasëm Trebeshina, një prej zërave më të veçantë dhe më sfidues të letërsisë shqipe.
➡️ Kjo tryezë shkencore do të sjellë studiues, pedagogë dhe njohës të veprës së autorit në një diskutim mbi kontributin e tij letrar, estetik dhe kulturor.
📖 Paralelisht, ekspozita tematike do të prezantojë botime, dokumente dhe materiale nga fondet e Bibliotekës Kombëtare, duke ndriçuar jetën dhe krijimtarinë e një prej figurave më të debatuara të letërsisë shqiptare të shekullit XX.
📅 15 korrik 2026
🕚 Ora 11:00
📍 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Qendra “Sotir Kolea”
Ju mirëpresim!
Date
- 15/07/2026
Location
- Salla "Sotir Kolea", Biblioteka Kombëtare
- Rruga e Elbasanit, Tiranë