
Workshop “Korpersprache” nga “Goethe Zentrum” Tirane
KÖRPERSPRACHE
16-18 nëntor, ora 14-18
Gjimnazi “Qemal Stafa”
Çfarë të vë në lëvizje? Dhe për çfarë e përdor zërin tënd?
Në workshopin treditor 16-18 nëntor (ora 16-18) me improvizim nga kërcimi dhe teatri nën drejtimin e pedagoges së teatrit dhe dansit Cäcilia Färber do të zbulojmë dhe zhvillojmë së bashku gjuhën e trupit dhe të komunikimit ndërkulturor. Me mjete verbale dhe joverbale do të eksplorojmë se sa gjuhë dhe lëvizje nevojiten për t’u shprehur dhe për të sjellë një ndryshim.
Nëse je 15 deri 18 vjeç me njohuri fillestare të gjuhës gjermane nxirr veshjet e sportit dhe apliko me një letër të shkurtër motivimi deri në dt. 3 nëntor në adresën info@goethe.al. Të mirëpresim!
