Workshop për Dramaturgji te Teatri Kombëtar
THIRRJE PËR APLIKIME – WORKSHOP DRAMATURGJIE
Ke një ide për një dramë, komedi apo tragjedi, por nuk di nga t’ia nisësh? Ke shkruar një pjesë teatrale dhe dëshiron ta zhvillosh e përmirësosh? Apo ke shkruar dramaturgji dhe dëshiron të mësosh teknika të reja?
Teatri Kombëtar ju fton të bëheni pjesë e dy javëve të punëtorive të dramaturgjisë me mentorë ndërkombëtarë, të cilët do t’ju ndihmojnë në zhvillimin dhe shkrimin e pjesës suaj.
🎭 Mentorë: Fabio Pisano dhe Gianni Forte
📅 14–20 shtator
📅 21–27 shtator
📍 Teatri Kombëtar
Gjatë punëtorive, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë mbi projektet e tyre, të marrin këshillim profesional dhe të njihen me teknika e qasje të reja në shkrimin dramaturgjik.
Të interesuarit mund të regjistrohen duke dërguar një email në [email protected], ku duhet të specifikojnë javën ose javët që mund të ndjekin dhe të bashkëngjisin një sinopsis të shkurtër të projektit që dëshirojnë të zhvillojnë gjatë punëtorisë.
🎟️ Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë!
Mos e lini idenë tuaj vetëm në letër. Hidheni në skenë.