Workshop për Dramaturgji te Teatri Kombëtar

THIRRJE PËR APLIKIME – WORKSHOP DRAMATURGJIE

Ke një ide për një dramë, komedi apo tragjedi, por nuk di nga t’ia nisësh? Ke shkruar një pjesë teatrale dhe dëshiron ta zhvillosh e përmirësosh? Apo ke shkruar dramaturgji dhe dëshiron të mësosh teknika të reja?

Teatri Kombëtar ju fton të bëheni pjesë e dy javëve të punëtorive të dramaturgjisë me mentorë ndërkombëtarë, të cilët do t’ju ndihmojnë në zhvillimin dhe shkrimin e pjesës suaj.

🎭 Mentorë: Fabio Pisano dhe Gianni Forte
📅 14–20 shtator
📅 21–27 shtator
📍 Teatri Kombëtar

Gjatë punëtorive, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë mbi projektet e tyre, të marrin këshillim profesional dhe të njihen me teknika e qasje të reja në shkrimin dramaturgjik.

Të interesuarit mund të regjistrohen duke dërguar një email në [email protected], ku duhet të specifikojnë javën ose javët që mund të ndjekin dhe të bashkëngjisin një sinopsis të shkurtër të projektit që dëshirojnë të zhvillojnë gjatë punëtorisë.

🎟️ Ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë!

Mos e lini idenë tuaj vetëm në letër. Hidheni në skenë.

Date

14 - 20/09/2026

Location

Teatri Kombëtar

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.