“Xixëllonja Fest” Berat
Xixëllonjat do të ndezin festën në Berat më 19 dhe 20 qershor!
🎵Nën shkëlqimin simbolik të xixëllonjave, Berati do të kthehet në një skenë të madhe me artistët Eranda Libohova, Era Rusi, Ylli Baka, Lorenc Hasrama, Eneda Tarifa dhe Spaska Band.
Por festa nuk do të jetë vetëm muzika. Të pranishmit do të kenë mundësinë të shijojnë edhe kinemanë verore nën qiellin e hapur, si dhe një panair artizanal, ku mjeshtrit dhe artizanët e zonës do të ekspozojnë punimet e tyre më të bukura, duke promovuar traditën vendase.
Ejani të krijojmë kujtime të bukura në zemër të Beratit!