“Zemërimi i Zotave” te TKOB
“Zotat” e muzikës simfonike do të shfaqin zemërimin e tyre në TKOB!
🔔 Sezoni Artistik Shtator-Dhjetor 2023 do të çelë siparin me koncertin simfonik “Zemërimi i Zotave”, i sjellë si një PREMIERË e padiskutueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës simfonike.
📜 Përballja e “Rapsodisë mbi një temë të Paganini-t”, nga kompozitori S. Rachmaninoff, dhe e Simfonisë nr. 1 “Titan” të G. Mahler-it, sjellë mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike e TKOB-së, 🎶 do t’ju përfshijë në një udhëtim emocional, nën interpretimin -që padiskutim është shfaqje më vete- e maestros, 🪄 Jacopo Sipari di Pescasseroli.
Dhe për kënaqësinë e miqve tanë të TKOB-së, virtuozi italian në piano, ✨ Giuseppe Albanese, do të dhurojë një performancë të paharrueshme, 🎹 përmes tasteve bardhezi, me meloditë mahnitëse të “Zotave”.
Një mbrëmje që asesi nuk duhet humbur! ❤️
🎟️ Biletat mund t’i merrni çdo ditë, në sportelin e TKOB-së, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.