“Ferma e kafshëve”, “Wine & Stories” Berat, Java Kulturore Hungareze e Gjermane, teatër, filma, ekspozita, takime, aktivitete për fëmijë – Sugjerimet e “Almanart”

"Ferma e kafshëve", "Wine & Stories" Berat, Java Kulturore Hungareze e Gjermane

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon fundin e muajit shtator e nisjen e muajit tetor dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “Modus Operandi” në Tiranë, Rrëshen më 29 shtator e 2 tetor 2025, Teatri “10 vjet Martesë” në Tiranë më 29 shtator- 2 tetor 2025, Teatri “Ferma e kafshëve” te “Teatri Kombëtar” më 2-5 tetor 2025, Teatri “Erashka” te Teatri “Skampa” Elbasan më 27-30 shtator 2025, Festivali i teatrit “Skampa ” 2-6 tetor 2025 në Elbasan, Teatri “Rendi i ri” te Teatri “Zihni Sako” Gjirokastër më 2 e 3 tetor 2025, Teatri “Komshinjtë” në tur në Korçë më 3-4 tetor 2025 dhe në Gjirokastër më 5 tetor 2025.

Sa i përket filmave e festivaleve të filmavedo të mbahen “Queer Film Marathon Tirana” më 29 shtator – 16 tetor 2025, Filma & takime të organizuara nga “HBS Tirana” më 1, 5 tetor 2025, Programi 12 1/2 – Filmat e Mauro Zaçes te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë më 2 tetor 2025, Filmi “Pallati 69” në Korçë më 2 tetor 2025 dhe në Vlorë më 4 tetor 2025, si dhe #Walk21Tirana me ecje & filma më 5 tetor 2025.

Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: “La Traviata” nga Verdi te TKOB më 26-29 shtator 2025, Masterclass & koncert nga “Vivo Quintet” më 29 shtator 2025, Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore – Ahengu Shkodran në Pedonalen e Shkodrës më 29 shtator 2025, Koncert me muzikë metal te “Autostima Creative Hub” Tiranë më 2 tetor 2025, “Wine & Stories of Berat 2025” më 3-5 tetor 2025, Koncert i Orkestrës Simfonike të RTSH më 3 tetor 2025.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita “Tempo” nga Jakup Ferri te “COD Kryeministri”,  Ekspozita “Ditar i një udhëtari” nga Parid Dule, Ekspozita “Tempo su tempo/Kohë pas kohe” nga Marco Pietracupa te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita nga Jutta Benzenberg “Don’t Look Back at the Burning House”,  Ekspozita “Uncorrupted conflicts” nga Eltjon Valle te Galeria “Debussy Fine Art” Tiranë, Ekspozita “Here and now” nga Verim Zendeli, Ekspozita “Përtej kohës”, Ekspozita “Homeward” te “Shkodra Arthouse” Shkodër, Ekspozita “Dy botë, një realitet” te Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia” Durrës, Ekspozita fotografike “Shqipëria 1994 – Një popull në lëvizje” nga fotografi italian Gianni Bellesia,  Ekspozita “Gjurmë të Fëmijërisë së Shkuar” nga Arben Trebicka në Korçë, Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore – Ekspozitë Fotografike – “Gjurmë Portash” Korçë,  Ekspozita “Magjia e ngjyrave” nga Kastriot Boriçi në Divjakë.

Java Kulturore Hungarezevjen në Shqipëri më 29 shtator – 2 tetor 2025, me aktivitete si “Geraldine 110 – Konkurs pikture” më 30 shtator 2025, Grand Gala “A true taste of Hungary” më 1 tetor 2025, Ekspozita fotografike “Aromë Hungarie” nga Roland Tasho në Vlorë më 2 tetor 2025.

Gjithashtu do të nisë Java Kulturore Gjermane më 3 – 8 tetor 2025, ku do të përmendim German Street Festival më 3 tetor 2025, “On lake” me DJ Anja Schneider më 4 tetor 2025,  Prezantim i librit “The Red that Longs to Soften into Rose” më 4 tetor 2025 në Shkodër.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë Arkeologët e vegjël në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore në tiranë më 29 shtator 2025, Punëtoria krijuese te Marubi Shkodër më 29 shtator 2025, Programi i edukimit te “Galeria e Artit” Tiranë – Punëtoria “Reflektim” më 1 tetor 2025 e Punëtoria “Tirana qyteti në sytë e mi” më 3 tetor 2025 pranë Galerisë së Artit Tiranë, si dhe Teatri për fëmijë “Djali miliarder” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 4 e 5 tetor 2025.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore – Takimi për “Veshjen e Nuses Zadrimore” në Hajmel, Prezantime tematike për “Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” në Berat, Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Takim mbi monografinë, ‘‘Arben Bajo – Vepra e Plotë‘‘ nga Ermir Hoxha më 29 shtator 2025; Takim “Përkthimi, kufijtë kohorë dhe gjuha”, Dita Ndërkombëtare e Përkthimit – Petro Zheji, “Dua Libri” – “Enigma e një fundi” nga Julian Barnes më 30 shtator 2025; Takim “Ekonomitë qarkulluese & Industria kreative” te Qendra “Dua” Tiranë më 1 tetor 2025, Takime të organizuara nga “HBS Tirana” më 2 e 4 tetor 2025, Klubi i Librit “Onufri” – Libri “Kur qau Niçja” më 3 tetor 2025.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në lokale, bare, club, kudo në të gjithë Shqipërinë, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.