🎉☀️🎶 Vera në Shqipëri vjen plot ritëm, ngjyra dhe energji! Nga malet e Thethit te bregdeti i Jugut, zbuloni festivalet më të bukura të muzikës, artit dhe kulturës që po ndodhin në çdo cep të vendit! 🌊 ⛰️🎶🔥
📍 Sugjerimet tona nga Almanart janë gati! Ndiqni hartën e festës!🇦🇱✨
FestatVerore #FestivaleShqiperi #Almanart #LiveMusic #SummerInAlbania #DiscoverAlbania
“Albania Guitar Festival“
“Albania Guitar Festival“ është një aktivitet që ka si qëllim të përhapë një kulturë dhe edukatë muzikore për brezin e ri. Festivali do të ketë aktivitete në të gjitha qytetet e Shqipërisë, me kalendar vjetor, si një atraksion kulturor dhe edukues.

Java Kulturore Suedeze
13–19 Qershor
Një javë e mbushur me art, muzikë, trashëgimi kulturore dhe aktivizëm qytetar! Një javë e pasur me aktivitete që sjellin më të mirën nga arti dhe kultura suedeze. Programi i larmishëm ju pret të zbuloni traditat dhe risitë e një prej vendeve më kreative dhe të hapura të Evropës.

Java Kulturore Franceze
Nga 14 deri më 24 qershor, qyteti kthehet në një skenë artistiko – kulturore me 🎧 DJ dhe performanca muzikore, 🖼️ ekspozita arti, 💃shfaqje baleti dhe koreografi bashkëkohore, si dhe 🍷 shije të rafinuara të kuzhinës franceze që do të sjellin Francën më afër se kurrë.

Ekrani i Artit
Ekrani i Artit është një festival filmi dhe arti në qytetin e Shkodrës që promovon kinemanë eksperimentale, artin bashkëkohor dhe dialogun kulturor. Festivali ka për synim të ndërtojë ura mes komunitetit lokal dhe skenës ndërkombëtare të artit, duke e pozicionuar Shkodrën si një pikë referimi kulturore në Ballkan.

Festivali i Artit Bashkëkohor
Më 20 dhe 21 Qershor 2025 në kompleksin muzeal të poetit dhe personalitetit të madh të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë Ndre Mjeda, një vend simbolik i trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore shqiptare zhvillohet edicioni i parë i festivalit të artit bashkëkohor “Arti, midis ëndrrës dhe realitetit”.

Vala Festival 2025
Vala Fest është një ngjarje kulturore dhe muzikore që zhvillohet në qytetet bregdetare të Shqipërisë, duke promovuar kulturën, muzikën dhe traditat shqiptare për qytetarët dhe turistët.

TiranaFest 2025
Festivali më i mirë i verës po vjen — TiranaFest 2025. Këtë 27-28 qershor, TiranaFest 2025 do të pushtojë Sheshin Skënderbej për dy netë energjike me muzikë, energji dhe kujtime të paharrueshme – dhe ju jeni të ftuar!

Gjirokastra Rocks Festival është një festival i muzikës rock që mbahet në Gjirokastër, Shqipëri, i cili bashkon talente lokale dhe kombëtare të muzikës rock. Festivali promovon muzikën Rock & Pop, traditat kulturore dhe zhvillimin e qytetit, duke ofruar një ngjarje tërheqëse për audiencën. Është i njohur për pjesëmarrjen e grupeve të reja të muzikës live dhe artistëve të njohur, duke krijuar një traditë në Gjirokastër.

MIK Festival
MIK Festival nga Inva Mula, vjen në edicionin e tij të 8-të nga data 10-13 korrik, me një kalendar të pasur artistik, me pjesëmarrjen e artistëve shumë të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, për të sjellë 4 ditë fantastike me Muzikë Internacionale në Korçë.

Nur ndër Maja
Nur ndër Maja: E bija e Hanës dhe e Diellit🌕
12 Korriku do të kthehet sërish në muzën e frymëzimit për këdo që e do artin dhe malin.
NurNdërMaja#Theth

Zâ Fest Albania
Festivali më i veçantë në vend që bën bashkë të gjithë në një eksperiencë unike drejt rrënjëve, vlerës me artet si gjuhë universale!

Çeço Fest Official
Vizioni i Çeços qëndron në një ndërthurje magjike të historisë me tingujt melodikë, pamjet emocionuese dhe grafika emocionuese, duke krijuar një shfaqje me energji të larta të përjetësisë. Potenciali dhe magjia e vendndodhjes, e kombinuar me shfaqjen audiovizive ofron një përvojë jo të zakonshme të një ëndrre të netëve të verës.

DUA FEST
DUA FEST Festival 8-9 Gusht 2025, Kalaja Rozafa, Shkodër, Albania

Korça Beer Fest
Festa e Birrës Korçë nisi rrugëtimin në vitin 2005 me një objektiv të mirëpërcaktuar: krijimin e një tradite që do t’i mbijetonte kohës, që do ta kthente Korçën në një lokomotivë zhvillimi që pasohej me të gjitha qytetet dhe fshatrat në rajonin Juglindor të vendit. Festa e Birrës është kthyer në destinacionin më të kërkuar dhe shumëpritur çdo fund gushti, duke mirëpritur me mijëra vizitorë gjatë të pesta ditëve të organizimit.

GJALLICA INTERNATIONAL FESTIVAL
Festival i cili nëpërmjet artit ka si qëllim promovimin e kulturës, traditave dhe bukurive natyrore të Kukësit dhe jo vetëm.

Lin Festival
Një festival përkushtuar arkeologjisë, historisë, dhe trashgimisë tonë kulturore, me qëllim për të konsoliduar indenitetin tonë, si edhe për të kontribuar në zhvillimin e fshatit Lin si një pikë turistike e njohur në të gjithë botën.

DANSMUSIK FEST
DansMusik Fest, an annual celebration in Vlora, Albania, honors dance, music, and life. Following last year’s success, which attracted over 25,000 fans to see headliner DJ Steve Aoki at Lungomare, Vlora will transform into The City of Dance from August 18-23, 2025.

Solar Music Festival
The Solar Music Festival, organized by the Saranda Municipality with support from the World Bank’s PIUDT project, implemented by the Albanian Development Fund (ADF), unites music and sustainability. Thanks to various sponsors across Albania, the festival aims for long-term sustainability.

Folklore Festival in Albania
Folklore Festival in Albania 26-30 August 2025 Durres Albania
