Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Filmi “Dua” me regji nga Blerta Basholli fiton çmimin “SACD” në Cannes

Filmi “Dua” ka marrë çmimin “SACD” në Cannes. Është një çmim që jepet gjatë seksionit paralel të Cannes, “Semaine de la Critique”, ku filmi i Blerta Bashollit ka pasur premierën botërore. Ky çmim jepet nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë, një organizatë që mbron autorët e filmave dhe veprave dramatike në Francë.

Çmimi “SACD” jepet zakonisht për skenarin më të mirë ose autorin e një filmi me stil origjinal dhe të fuqishëm. Edhe “Dua” e ka nisur fuqishëm rrugëtimin. Filmi “Dua” paraqet një realitet të cilin e ka përjetuar thuajse secili adoleshent që fati e ka përplasur me vitet ’90 në Kosovë. Këtë realitet dhe ndjesi, të mërkurën e javës së kaluar e ka parë edhe një pjesë e publikut të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cannes. Aty filmi “Dua”, nën regji të Blerta Bashollit, u shfaq në premierë botërore në seksionin e veçantë “Java e Kritikës”, që është program paralel i festivalit në rivierën franceze.

Me kastën e aktorëve, ku ndër të tjerë bëjnë pjesë Arben Bajraktaraj, Kaona Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Fiona Abdullahu dhe Mila Savić, “Dua” ka marrë vëmendje të madhe.
Blerta Basholli është edhe skenariste e filmit, në bashkëpunim me Nicole Borgeat.

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.