“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e tretë të muajit korrik dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: “Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës” Durrës më 14, 17 e 20 korrik 2025, Shfaqja e baletit “CANTATA” në Gjirokastër nga Teatri i Operas dhe Baletit më 15 korrik 2025, Festa e Qereshit – Plan në Dukagjin më 15 korrik 2025, Karaoke night te Coolab më 15 korrik 2025, Koncerti “GLORIA – Vivaldi” me korin e Teatrit Kombëtar të Operës & Baletit te COD më 16 korrik 2025, Opera “Gloria” nga Vivaldi te Kisha Katolike Tiranë më 17 korrik 2025, Festivali VALA FEST 2025 në Vlorë, Lungomare më 18 e 19 korrik 2025, “THUNDER SHQIPËRI” FESTON NË VJOSË në Memaliaj më 19 korrik 2025, Afterglow Horizon nga New moon te ORB INN, Sarandë më 19 korrik 2025, Koncert nga Anna Vissi te Arameras Sounds më 19 korrik 2025, Në Uçkat si dikur te Plazhi i vjetër i Uçkave, Pogradec më 19 korrik 2025, “Hemingway Jazz Fest” në Tiranë më 20 e 21 korrik 2025.
Sa i përket filmave, kinemave verore, do të ndiqni: Filmat e së martës te Semafori Studio Shop, Shfaqje Filmi & Bisedë: Labour Power Plant (2019) te Qendra e Artit Agimi më 14 korrik 2025, Filmi “Përrallë nga e kaluara” në Kinemanë Verore të DPA-së më 14 korrik 2025, kinematë verore si: “Open Sky Cinema” Pogradec, Chateau Fasel, “Open Air Cinema” Tiranë si dhe “Kinomeer” Sektori Rinia, Durrës.
Shfaqjet e teatrit të javës do të jenë: Shfaqja e komedisë “Vendi më i humbur në Shqipëri” te Amfiteatri Antik Durrës më 15-17 korrik 2025, Shfaqja “VRASJE NË VJESHTË” te Odeoni veror, Pogradec më 15 korrik 2025, si dhe “Etyd për dashurinë” në Shkodër më 16 korrik 2025.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë: VR – Historia e fshehur të Gjyqit të Rivonia-s te KubFrance Tirana, Ekspozita Lule Maji 2025 “A Reservoir of Care, Love, Rebellion” te Bulevard art & media institute, Ekspozita “Objekt Studimi” nga Ilir Kaso te “Soma Vinyl Station” Tiranë, Ekspozita “MOTHER NOT AN ARTIST ARTIST NOT A MOTHER” nga Albe Hamiti te Bazament Art Space, Ekspozita “Kujtesa e Mesdheut – Nga antikiteti në kohët moderne” te Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Ekspozita “Armiku i jashtëm” nga Bashkim Shehu te COD Kryeministri, Ekspozita e fotografisë “Motion Marks” nga Griselda ‘Zelda’ Borizani dhe Blendi Kareco te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë, Ekspozita “Under the skin” nga Ardian Isufi te Galeria e Arteve “Debussy Fine Art” Tiranë, Ekspozita “PSYCHOMNEMONIC MACHINE” nga THEO NAPOLONI te Galeria e Bregdetit Radhimë, EKSPOZITA LOUSTAL ME 120 KM/ORË në Korçë.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: 20 vite në UNESCO – Gjirokastra më 15 korrik 2025, Programi i aktiviteteve artistike të korrikut te Vila 31 x Art Explora me një bisedë me Mx Yaffa më 16 korrik 2025 dhe studiot e hapura përgjatë datave 18-20 korrik 2025
Stand-up comedy e javës do të jenë Stand Up Comedy Night me Gent Hazizin te Salla Centrali 400, Arturbina te Teatri Kombëtar më 17 korrik 2025.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në pishina, lokale, bare, beach bare, club e club verore.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!