Në Galerinë e Arteve të Tiranës (GAT) u çel ekspozita e skulptores Mira Kuçuku
Ekspozita vjen me punime të larmishme, si një përmbledhje e punimeve të viteve të fundit të autores, nën titullin “Qeramika e Mirës”.
Ekspozita e parë private e Kuçukut, vjen pas disa ekspozitave të tilla në Paris, Bordo, Holandë, Danimarkë, Venecia e Prishtinë.
Teknika që mbizotëron në krijimet e Mirës është teknika japoneze “raku”, me të cilën është njohur jashtë vendit.
Ekspozita “Qeramika e Mirës” do të qëndrojë e hapur për publikun, në Galerinë GAT, deri më 30 prill.



