“Kadare Night” në Royal Academy of Music, London organizuar nga BACA

“Kadare Nigh” 2025: Biletat janë plotësht të shitura për këtë ngjarje kulturoro-artistike në Royal Academy of Music! 🇦🇱🇽🇰🇬🇧

Me “Kadare Night” 2025, organizata BACA po fillon një traditë të re nga Londra duke shpresuar se do të shpërndahet në gjithë globin ku ka Shqiptare për të nderuar dhe festuar ditëlindjen e legjendës letrare shqiptare Ismail Kadare (28 Janar) dhe kulturën tonë kombëtare.

“Kadare Night” (Mbrëmja e Kadares) do të zhvillohet të dielën, 2 shkurt 2025, në Royal Academy of Music, London.

Po ju paraqesim një fragment nga provat me disa nga artistët e talentuar Mariela Cingo (Piano), Loresa Leka Yllka Gashi Leka(Këndim-Poezi) dhe Idlir Shyti (Violonçel), të cilët po punojnë për të krijuar një eksperience mbresëlënëse ku kombinohet muzika me poezine në një ambient te ngrohte me ushqim dhe pije Shqiptare.

Këto momente prapa skenës, të kapura nga producenti Tomorr Kokona Tom Kokona Arts-Management, ofrojnë një vështrim mbi përkushtimin dhe pasionin që e bën këtë mbrëmje të veçantë. Vëzhgoni këtë hapsirë, pasi do të zbulojmë artistët e tjerë pjesëmarrës në ditët në vijim!

.

Faleminderit Sponsorizuesve:

Jemi gjithashtu të lumtur të njoftojmë sponsorët tanë zyrtarë, Illyrian Grill House, të cilët me kontributin e tyre bujar po ndihmojnë që ky event të ketë një ndikim edhe më të madh.

.

Donacion për fëmijet:

Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe një ankand. Të ardhurat do të shkojnë për të mbështetur Klinikën Shëndetësore të Fushë Arrëzit, një burim i rëndësishëm që ofron kujdes për foshnjat, fëmijët dhe familjet në veri të Shqipërisë.

.

Në program:

Ky event ekskluziv do të përfshijë lexim poezish, muzikë, valle tradicionale popullore dhe kuzhinë autentike shqiptare. Të ftuarit janë të kujtuar të respektojnë kodin e veshjes:

Kostum tradicional shqiptar ose diçka që përfaqëson Shqipërinë, si një plis ose kombinim me flamurin kuqezi.

.

Veshje elegante mbrëmjeje.

Hyrja vetëm me bileta: (Të gjitha janë të shitura)

Faleminderit të gjithëve që siguruan vendin e tyre në “Kadare Night” Nata e Kadaresë 2025.

Së bashku, ne festojmë krijimtarinë, traditën dhe komunitetin, ndërsa japim një ndikim domethënës për ata në nevojë.

Për më shumë informacione, vizitoni www.bacaa.co.uk.

Almanart