PARATHËNIE
Nuk duhet të harrojmë se gratë në Perëndim kanë shumëcka për të kremtuar. Ime më lindi para se gratë të kishin të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare britanike. Ajo jetoi aq sa për të parë një kryeministre grua. Cilado të kenë qenë pikëpamjet e saj mbi Margaret Thatcher-in, ajo ishte e kenaqur që një grua arriti deri në banesën numër 10 dhe krenohej që vetë kishte kontribuuar në ndryshimet revolucionare të shekullit të njëzetë. Ndryshe nga brezi para saj, ajo mund të bënte karrierë, ndërsa në te njëjtën kohë martohej e bëhej me fëmijë (dhe kjo ishte ndryshe nga rasti i mamasë së saj, pë të cilën, mbetja shtatzënë i dha fund në mënyrë të pashmangshme edhe punës si mësuese).
Mamaja e saj kishte qenë një drejtoreshë tejet e zonja në një shkollë të madhe fillore ne Midland-in Perendimor. Jam e bindur se mjaft djem e vasha të fillores do ta kenë parë atëbotë si simbol i pushtetshmërisë.
E, megjithatë, mamaja ime e dinte se nuk ishte e thjeshtë, se barazia e vërtetë midis grave e burrave mbetej punë e së ardhmes dhe ajo ishte po aq e revoltuar sa ishte e ngazëllyer. I mbeti përherë peng që nuk u regjistrua në universitet (ndaj përjetoi një gëzim krejt altruist kur unë u regjistrova); pezmatohej kur opinionet apo vullneti i saj nuk merreshin aq seriozisht sa do të kish dashur. Megjithëse ajo do të hutohej nga metafora e “tavanit të qelqtë”, ishte e vetëdijshme se sa më lart të ngrihesh në hierarki, aq më pak gra do të gjesh.

Kur po pergatisja dy leksionet, te të cilat bazohet ky liber, leksione që panë dritën e botimit falë London Review of Books, në 2014-n dhe 2017-n, mamaja m’u kthye shpesh para syve. Unë po kërkoja fjalët më të përshtatshme për t’ia shpjeguar asaj- si dhe vetes sime e miliona grave që ndiejnë të njëjtën bezdisje si edhe ne, – se sa thellë janë rrënjosur në kulturën perëndimore mjetet me të cilat gratë shpërfillen apo u mbyllet goja, mjete që i shkëpusin ato nga qendrat e Pushtetit (gjë që ndodh në kuptimin e parë të fjalës, siç do ta shohim më vonë). Kjo është një çështje në të cilën bota e lashtë greke e romake ndihmon për të hedhur dritë mbi botën tonë. Kur vjen puna te mbyllja e gojës së grave, kultura perëndimore ka eksperiencë mijëravjeçare.
Nëse dëshironi të blini librin mund të klikoni në këtë faqe: