Lufta e Kosovës përmes pikturave/ Gazmend Leka përjeton në telajo masakrat e Serbisë

Trupa që grishen, të shpërfytyruar, të shpërndarë ashtu kuturu, tablo të tjera që herë duken si arkitekturë të mbuluara nga koha, herë si kodrina ku lartohen kafka e gjymtyrë. Në disa tablo të tjera ka shenja që ngjyrosin ngjarjen, gra që largohen të pikëlluara nga shtëpitë e tyre, të ndara nga fëmijët, ky është cikli i ekspozitës nga Gazmend Leka që ka sjellë për artdashësit në Galerinë Fab. Për të kujtuar dhe për të mos harruar sikurse shprehet piktori makabritetet e Serbisë ndaj Kosovës ndër vite.

Për të rikrijuar edhe një herë krime, makabritete ndaj popullatës shqiptare në Kosovë” ,thotë Gazmend Leka

Ideja e kësaj ekspozite piktori tregon se i lindi që prej muajt Janar kë këtij viti, por kujt i dedikohet Abel?

Për të treguar se si njeriut vret njeriun, komshiu e vret komshiun dhe e keqja nuk pushon kurrë gjithmonë jam nervozuar kur i kërkonin kosovarëve që ti falnin serbët ndërkohë që serbët nuk kanë kërkuar asnjëherë falje”, thotë Gazmend Leka.

Ekspozita personale e piktorit Gazmend Leka do të qëndrojë e hapur deri në datën 31 tetor për të gjithë artdashësit./rtsh/

Almanart