Shumë prej të rinjve në Shqipëri njihen dhe takohen në rrjetet sociale dhe aplikacione si Tinder e Bumble. Me kalimin e viteve, gjithnjë e më shpesh takimet e para realizohen pas një bisede në internet. Ajo që ndodh në shumë raste është që pritshmëritë tona plotësohen ose jo, dhe jo gjithmonë ajo që prisnim nga imazhi i dikujt në rrjet i përkon realitetit, për mirë ose për keq. Po për personat që kanë një identitet gjinor ndryshe prej atij të vendosur në lindje, si funksionon “dating”? Si reagojnë njerëzit që i njohin në internet pasi i takojnë live këta persona, a janë pranues, kuriozë apo ndryshojnë qëndrim pasi përballen me vështirësitë e të dalurit me një person të komunitetit trans?
Të ftuar për të diskutuar për temën, fotografi i njohur David Hardy, aktivistja dhe aktorja Luana Myrto dhe gazetarja Entenela Ndrevataj. Na ndiqni!
Ky podcast u realizua me mbështetjen e Artivist Stafetë, dhe me ndihmën e paçmuar të Citizen’s Channel.